Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb

9 Korrik 2026 | 14:56

Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar nga Vlora, gjatë një operacioni të koduar “Siguria 2”, të zhvilluar në kuadër të kontrolleve të shtuara për goditjen e veprimtarive kriminale.

Shtetasi me inicialet E. H., me precedentë penalë për krime kundër personit, u ndalua te zona e njohur si “Kthesa e Pilurit”, ndërsa qarkullonte me automjet. Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e tij një pistoletë me krehër të mbushur me fishekë dhe një granatë.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e 38-vjeçarit në Vlorë, ku u sekuestruan një tjetër pistoletë, krehra, municion luftarak, dy jelekë antiplumb dhe dy jelekë multifunksionalë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit, granata, municioni, katër jelekët, automjeti dhe dy telefona celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për protestuesin Erald Heqimaj. 33-vjeçari, nga Fieri me banim në Tiranë, u arrestua për incidentin...
16:03 | 09/07/2026

Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)

Një e afërme e familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër ka dhënë detaje për Euronews Albania lidhur me vrasjen e 55-vjeçares, Bardhe Ziçi....
15:36 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026