Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas një hetimi disa vjeçar të Prokurorisë për dyshime mbi falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Hetimi nisi pasi gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Drejtorinë Vendore të Kadastrës Durrës u zbuluan parregullsi të shumta. Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 rezultuan të rregullt, ndërsa në pjesën tjetër u konstatuan faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara apo të dëmtuara, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të paligjshme.
Sipas hetimeve, masat e sigurimit janë caktuar për shtetasit e mëposhtëm, ndërsa ekzekutimi i tyre është ende në vijim.
- R.Sh – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
- A.K (ish-drejtor) – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
- B.Z – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
- R.Z – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
- Sh.Sh – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
- V.M – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
- A.M – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
- B.Xh – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
- F.Xh – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
- J.M – detyrim paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
- L.D – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
- A.Ç (ish-drejtor) – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 19:35 Rekrutimi i të riut në ushtri, përleshje të egra midis civilëve dhe ushtarëve ukrainas në Lviv (VIDEO)
- 19:23 Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake
- 19:16 Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave
- 19:07 Manchester United zbulon planet për stadiumin e ri me kapacitet 100 mijë tifozë
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike