Manchester United zbulon planet për stadiumin e ri me kapacitet 100 mijë tifozë
Manchester United ka prezantuar planet për ndërtimin e stadiumit të ri me kapacitet prej 100 mijë vendesh, i cili do të ndërtohet rreth 350 metra larg nga stadiumi aktual Old Trafford.
Projekti, i vlerësuar rreth 2 miliardë paund, është pjesë e një plani më të gjerë për transformimin e zonës Trafford Wharfside, ku pritet të krijohet një distrikt i ri sportiv dhe argëtues.
Klubi anglez ka theksuar se stadiumi i ri nuk është një projekt për prestigj, por një investim që synon rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e përvojës së tifozëve.
Shefja ekzekutive e projektit të stadiumit, Collette Roche, deklaroi: “Ky duhet të jetë një projekt i arsyeshëm, jo një projekt për ego. Kontrolli i kostove është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet ta realizojmë brenda afatit dhe buxhetit.”
Manchester United, i cili aktualisht ka rreth 1.3 miliardë paund borxhe, ka pranuar se financimi mund të përfshijë edhe huamarrje, investitorë të rinj apo të drejta komerciale si emërtimi i stadiumit.
Projekti pritet të sjellë rreth 15 mijë banesa të reja, përfshirë banesa të përballueshme, si dhe të krijojë mijëra vende pune në zonën e Mançesterit. Klubi synon që stadiumi i ri të jetë gati deri në vitin 2035.
U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Collina: Vendimet ndaj Egjiptit ishin të drejta, gjyqtarët nuk ndikohen nga presidenti i FIFA
- 20:54 “Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm, por unë…
- 20:42 U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 20:35 Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
- 20:33 Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%
- 20:31 Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
- 20:16 Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë