Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Shefja e çështjeve politike të OKB-së, Rosemary DiCarlo, tha se numri i civilëve të vrarë ose të plagosur në Ukrainë në maj ishte më i larti që nga prilli i vitit 2022, por të dhënat nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) sugjerojnë se numri i viktimave në qershor, dhe ndoshta në korrik, do të jetë edhe më i lartë.
Numri përfundimtar për qershorin do të publikohet në fund të korrikut, sipas një zëdhënëse të OKB-së.
“Ky trend shqetësues duket se po vazhdon në korrik”, tha DiCarlo, duke përmendur tre breshëri sulmesh ruse në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase javën e kaluar, të cilat goditën qendrat urbane. “Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile, kudo që ndodhin, janë një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe duhet të ndalen menjëherë”, theksoi ajo.
Rosemary DiCarlo tha gjithashtu se Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka verifikuar se të paktën 16,402 civilë, përfshirë 802 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Gjatë së njëjtës periudhë, 48,428 civilë u plagosën, nga të cilët 2,948 ishin fëmijë, shtoi ai.
Sipas autoriteteve ruse, 250 civilë u vranë dhe 1,596 u plagosën për shkak të sulmeve ukrainase në Rusi në gjysmën e parë të vitit 2026. Megjithatë, OKB-ja nuk është në gjendje ta verifikojë këtë numër, tha DiCarlo.
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar