Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane

10 Korrik 2026 | 14:49

Pas një përshkallëzimi midis SHBA-së dhe Iranit që kërcënoi të anulonte marrëveshjen e armëpushimit, dy burime izraelite për CNN thonë se administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në luftime për shkak të shqetësimeve për humbjen e kontrollit të konfliktit.

“Netanyahu do të donte vërtet t’u bashkohej sulmeve amerikane”, tha një nga burimet teksa shtoi se SHBA-të nuk duan që Izraeli të përfshihet për momentin.

Të enjten, ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ishin gati të rifillonin luftën kundër Iranit edhe një herë, edhe nëse do t’u duhej ta bënin vetë.

“IDF është në gatishmëri të lartë dhe e përgatitur për të rifilluar fushatën, për të rifituar epërsinë ajrore dhe për të kryer një sulm të pavarur izraelit kundër Iranit për të eliminuar kërcënimet – madje edhe për herë të tretë”, tha Israel Katz në ceremoninë e diplomimit për pilotët më të rinj të IDF.

“Nëse na duhet të kthehemi, do të kthehemi me forcë edhe më të madhe”, shtoi ai.

Megjithatë, një nga burimet tha se vlerësimi mbizotërues izraelit është se Trump nuk dëshiron një kthim në një luftë në shkallë të plotë dhe se maksimumi që ai mund të jetë i gatshëm të bëjë është të rivendosë bllokadën detare në portet iraniane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët

Sindikatat dhe grupimet e ndryshme qytetare në shtetit amerikan të Californisë ja dolën të zyrtarizojnë nismën e tyre për një taksë 5 për qind mbi...
16:05 | 10/07/2026

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e cilëson si rritje të ekstremizmit...
13:31 | 10/07/2026

Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage

Policia britanike po heton të paktën 500,000 £ në donacione për partinë populiste Reform UK të Nigel Farage, të bëra nga nëna e një aleati...
13:30 | 10/07/2026