Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e cilëson si rritje të ekstremizmit të majtë me lidhje ndërkufitare.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar përfaqësues të nivelit të lartë nga më shumë se 60 vende në një takim që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Uashington. Sipas raportimeve të The Washington Post, konferenca do të fokusohet te ajo që administrata amerikane e përshkruan si “ringjallja e terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”.
Nisma ka shkaktuar debate si brenda administratës amerikane, ashtu edhe mes disa aleatëve evropianë, të cilët nuk e konsiderojnë ekstremizmin e majtë si një nga kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare.
Sipas raportimeve, disa zyrtarë amerikanë kanë ngritur shqetësime se mekanizmat e përdorur në luftën kundër terrorizmit mund të përdoren për të hetuar apo goditur aktivistë amerikanë të lidhur me lëvizjen antifashiste “Antifa”.
Koordinatori i administratës për luftën kundër terrorizmit, Sebastian Gorka, raportohet se ka diskutuar mundësinë e klasifikimit të “Antifës” si organizatë terroriste e huaj. Një vendim i tillë do t’u jepte autoriteteve amerikane kompetenca më të zgjeruara hetimore, përfshirë përdorimin e mjeteve të posaçme të mbikëqyrjes.
Megjithatë, ekspertë ligjorë dhe ish-zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit kanë vënë në dukje vështirësitë ligjore të një klasifikimi të tillë. Sipas legjislacionit amerikan, një organizatë duhet të ketë bazë jashtë Shteteve të Bashkuara për t’u shpallur “organizatë terroriste e huaj”, ndërsa “Antifa” konsiderohet një rrjet i decentralizuar me aktivitet kryesisht brenda SHBA-së.
Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit në sulmet ndaj Gazës
OBSH: Shtrirja e epidemisë së Ebolës në Kongo është më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do të dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
- 13:40 Institucionet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese që imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare
- 13:30 Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage