Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një konference të martën e ardhshme. Shqipëria do t’i mbyllë tre kapituj për herë të parë, pra kapitujt 25, 26 dhe 30, ndërsa Mali i Zi do t’i mbyllë përkohësisht dy kapituj, 8 dhe 29.
E marta e ardhshme njihet në qarqet diplomatike si “Super e Marta”, sepse atë ditë do të mbahen katër konferenca ndërqeveritare, duke hapur ose mbyllur përkohësisht kapituj bisedimesh.
Përveç Malit të Zi dhe Shqipërisë, konferenca ndërqeveritare do të mbahen edhe me Ukrainën dhe Moldavinë. Me këtë rast, këto dy vende do të hapin nga një kapitull.
Nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi vlerësohet se kanë përparuar dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, dhe janë në bisedime aktive.
Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina kanë statusin e vendit kandidat. Kjo e lë Kosovën si vendin e vetëm nga rajoni pa statusin e vendit kandidat, rreth katër vjet pasi aplikoi.
Ndërkohë, institucionet evropiane kërkuan të organizonin gjithsej pesë konferenca ndërqeveritare në të njëjtën ditë, pasi fillimisht shpresohej që edhe Serbisë do t’i jepej drita e gjelbër për të hapur kapitullin 3.
Megjithatë, nuk pati pajtueshmëri midis shteteve anëtare për të mbajtur konferencën e pestë ndërqeveritare, pasi një numër i madh i tyre ishin kundër zhbllokimit të procesit të negociatave me Serbinë.
Mali i Zi, i cili është vendi kandidat më i përparuar në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të ketë 18 nga gjithsej 33 kapituj negociatash të mbyllur përkohësisht pas konferencës së ardhshme ndërqeveritare.
Irlanda, e cila mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian deri më 31 dhjetor të këtij viti, synon t’i përfundojë bisedimet për pranim me Malin e Zi gjatë presidencës së saj gjashtëmujore.
Bashkimi Evropian ka miratuar tashmë fillimin e hartimit të Marrëveshjes së Anëtarësimit, e cila përfaqëson fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit.
Komisioni Evropian ka miratuar gjithashtu një kornizë financiare për Malin e Zi, e cila parashikon pothuajse 3.2 miliardë euro, bazuar në supozimin se vendi mund të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian në vitin 2028./REL
Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit