Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar
Policia britanike ka njoftuar se 26-vjeçari i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e ish-ministres së qeverisë britanike, Ann Widdecombe, është liruar nga paraburgimi dhe nuk është më pjesë e hetimit.
“Prioriteti ynë mbetet identifikimi i personave përgjegjës dhe sigurimi që të gjitha provat e disponueshme të shqyrtohen në thellësi”, tha në një deklaratë shefi i policisë së Devon dhe Cornwall, Matt Longman.
Ai theksoi se hetimi për vrasjen është në fazat e hershme, por sipas tij po përparon me shpejtësi.
“Po përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur”, shtoi ai.
Shërbimet e emergjencës thirrën policinë në shtëpinë e Widdecombe në Anglinë jugperëndimore të enjten, ku ajo u gjet e vdekur dhe vuante nga lëndime të rënda, tha policia.
Ann Widdecombe ishte e njohur për pikëpamjet e saj konservatore, fillimisht si ministre kabineti në qeverinë e kryeministrit konservator John Major nga viti 1992 deri në vitin 1997 dhe së fundmi si zëdhënëse për emigracionin dhe drejtësinë për partinë Reform UK të Nigel Farage.
Pas njoftimit të vdekjes së saj të premten, figura politika në Britani i bënë homazhe ish-ministres, përfshirë kryeministrin Keir Starmer.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
- 14:10 Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë
- 14:04 Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
- 13:54 Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut