Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit

11 Korrik 2026 | 18:18

Në kulmin e sezonit të verës, urgjencat po përballen me një tjetër pasojë të temperaturave të larta. Pickimet nga insektet po shtojnë numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm në Urgjencën e Belshit regjistrohen 3 deri në 5 raste në ditë, ose deri në 35 pacientë në javë, ndërsa rastet me komplikacione referohen drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit.

“Pranë Urgjencës së Belshit mund të paraqiten çdo ditë 3 deri në 5 raste me pickime nga insektet, të cilat kanë marrë ndihmën e duhur dhe nuk kanë pasur probleme serioze për jetën. Rastet që kanë shfaqur probleme serioze për jetën i kemi referuar pranë Urgjencës së Elbasanit”, tha Agim Hasko – Drejtor i Qendrës Socio-Shëndetësore Belsh.

Sipas mjekëve, më të rrezikuar janë personat që punojnë në bujqësi dhe kalojnë pjesën më të madhe të ditës në ambiente të hapura. Pickimet nga bletët, grerëzat dhe insektet e tjera përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve që paraqiten në urgjencë.

“Zakonisht bëhet fjalë për pickime nga insekte të ndryshme, si bletët, grerëzat dhe insekte të tjera. Personat që punojnë në bujqësi, padyshim, janë më të predispozuar ose më të rrezikuar për situata të tilla. Gjatë muajve të verës ka gjithashtu rrezik edhe nga pickimet e gjarpërinjve, ndaj qytetarët duhet t’i kushtojnë kujdesin e duhur. Nëse ndodh një pickim, gjëja kryesore është që personi të paraqitet pranë Urgjencës së Belshit sa më shpejt. Sa më shumë të vonohet, aq më i madh është rreziku që pickimi të japë shenja klinike në organizëm”, shtoi Agim Hasko.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të përdorin veshje mbrojtëse gjatë qëndrimit në natyrë dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rast se pickimet shoqërohen me ënjtje të fortë, vështirësi në frymëmarrje ose përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Me vijimin e temperaturave të larta, specialistët presin që rastet e pickimeve nga insektet dhe gjarpërinjtë të mbeten të larta edhe gjatë javëve në vijim. Ata apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për fermerët dhe personat që punojnë ose frekuentojnë zonat rurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për një viktimë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në Dukagjin. Nga raportimet e para dyshohet për një viktimë. Njoftimi i policisë...
20:02 | 11/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike (PAMJE)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Elbasan–Peqin, në fshatin Karinë, ku janë përfshirë në përplasje tre automjete. Sipas informacioneve paraprake, pesë...
19:52 | 11/07/2026

Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta

Në Kolonjë, turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sajtet natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, por edhe të mësojnë përgatitjen e gatimeve tradicionale e...
19:13 | 11/07/2026