Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

11 Korrik 2026 | 21:52

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve.

Gent Serjani argumenton se ajo që i mban qytetarët ende në shesh pas 42 ditësh është arroganca e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama. Ai shton se gjatë këtyre ditëve ka pasur mungesë reagimi ndaj kërkesave të tyre fillestare.

Sipas tij, qeveria e ka humbur betejën sepse elementi kyç këtu është qëndresa e qytetarëve.

“Qytetarët dolën pasi fillimisht panë që nuk morën asnjë informacion çfarë po ndodhte atje, pasi panë që atje u vendos gardh me tela për të mos me lejuar qytetarët për të shkuar atje. Kur panë që një qytetar shqiptar u tërhoq zvarrë, filluan të protestojnë para Kryeministrisë. Nuk panë asnjë reagim pozitiv nga ana e kryeministrit, panë një arrogancë, dhe sot ata qytetarë në shesh i mban arroganca e kësaj qeverie.

Ne sot qytetarët i shohim akoma në shesh dhe mund të themi që kemi parë kreativitet të jashtëzakonshëm në shesh. Kemi parë veprime dhe gjëra që s’kanë ndodhur më parë në vendin tonë. Sot shohim që dalin deputetë të mazhorancës, tregojnë me foto prezencën e pakët. Për mua beteja me numrat e protestës e ka humbur kjo qeveri”, tha ai.

Serjani thekson më tej se ndër hapat e ndërmarrë, ai i radhës është dorëheqja e kryeministrit Rama e më pas krijimi i një ekipi drejtues.

“Hapi i parë ishte që qytetarët shqiptarë nuk dalin kurrë në shesh. Hapi i dytë është që qytetarët shqiptarë nuk qëndrojnë më shumë se dy ditë në shesh. Hapi i tretë është që qytetarët shqiptarë nuk bëhen më shumë se një X numër. Hapi i katërt ishte që nuk do qëndrojnë më gjatë sepse filloi Kampionati Botërorm, iku dhe ky hap. Hapi i radhës i kësaj proteste është dorëheqja e Ramës, pastaj krijimi i një ekipi drejtues”, shton Serjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026