Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e koncertit të Kanye West, i zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar organizimin e këtij eventi si një investim me vlerë të madhe për promovimin e Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik.
Në postimin e tij, Rama thekson se koncerti mblodhi në kryeqytet pjesëmarrës nga 80 kombësi të ndryshme, duke e cilësuar mbrëmjen si një moment të veçantë për Tiranën.
“Dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë turistike, por edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri.
Sipas Ramës, organizimi i eventeve të këtij niveli ndikon jo vetëm në promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik, por edhe në rritjen e aktivitetit ekonomik, duke gjeneruar përfitime për bizneset dhe sektorin e shërbimeve në kryeqytet.
700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:31 25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve