Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person

12 Korrik 2026 | 10:54

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në njërin prej mjeteve, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë futja e njërit prej automjeteve në rrugën kryesore pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Ky është aksidenti i dytë i regjistruar brenda pak orësh në këtë segment rrugor, pas përplasjes së rëndë të ndodhur më herët në afërsi të fshatit Karinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “WEST”, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 5 persona, mes...
11:47 | 12/07/2026

Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës, ku dyshohet se autori ka vepruar i...
11:26 | 12/07/2026

Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e koncertit të Kanye West, i zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar organizimin e...
10:48 | 12/07/2026