Britania merr vendimin e fortë ndaj Iranit, shpall Gardën Revolucionare Islamike kërcënim për sigurinë kombëtare
Qeveria britanike ka vendosur të shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.
Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, njoftoi se IRGC është grupi i parë që përcaktohet si kërcënim sipas Ligjit të ri për Sigurinë Kombëtare, i cili hyri në fuqi javën e kaluar shkruan The Times.
Vendimi nënkupton se Garda Revolucionare e Iranit është tashmë e ndaluar në territorin britanik dhe çdo person që kryen veprimtari në emër të këtij grupi mund të përballet me dënim deri në 14 vite burg.
Autoritetet britanike e kanë konsideruar prej kohësh IRGC-në si një organizatë me ndikim të madh në aktivitetet ushtarake dhe politike të Iranit, ndërsa vendimi i fundit vjen në kuadër të masave të reja për forcimin e sigurisë kombëtare.
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
Ambasada e SHBA në Emiratet e Bashkuara Arabe anulon të gjitha takimet konsullore, shkak situata e sigurisë rajonale
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
- 21:51 Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
- 21:51 ‘Mallkimi’ i Interit vazhdon, sulmuesi Khalaili dështoi në testet e fitnesit!
- 21:46 Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 21:41 Kur Zidane heshti Spanjën dhe zgjati lamtumirën e tij
- 21:36 Franca–Spanja, moti kërcënon Dallasin, por jo gjysmëfinalen