Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

14 Korrik 2026 | 12:37

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të korrikut janë arrestuar ose proceduar penalisht 29 persona, të dyshuar për zjarrvënie.

Sipas policisë, puna në terren vijon me intensitet, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar tre raste të tjera zjarrvënieje në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë një tjetër.

Në Kavajë u arrestua shtetasi S. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, pasi zjarri që ai ndezi në tokën e tij u përhap duke djegur kullota dhe rreth 300 pemë agrumesh dhe ullinjsh.

Në Vorë u vu në pranga shtetasi A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Gjokaj, pasi zjarri i ndezur në një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër dogji një parcelë të mbjellë me dru frutorë.

Ndërkohë, në Mallakastër nisi procedimi penal ndaj shtetasit O. B., 39 vjeç, banues në fshatin Levan. Sipas policisë, gjatë tërheqjes me karrotrec të një automjeti të aksidentuar janë krijuar shkëndija elektrike, të cilat shkaktuan zjarr dhe dogjën dhjetëra pemë arre në pronësi të një shtetasi në fshatin Romës.

Materialet procedurale janë referuar në prokuroritë kompetente për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve, fermerëve dhe pronarëve të tokave bujqësore e kullotave që të mos ndezin zjarr në asnjë rrethanë, duke theksuar se djegia e mbeturinave në toka bujqësore ose kullota është një praktikë e rrezikshme dhe e dënueshme penalisht, pasi mund të shkaktojë përhapje të pakontrolluar të flakëve dhe të rrezikojë pronën, shëndetin dhe jetën.

Gjithashtu, policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies, duke garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe veprim në përputhje me ligjin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026