Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

14 Korrik 2026 | 14:30

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes me qytetarët protestues në Zvërnec më 29 maj.

Për G.V, i cili ishte lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata e Vlorës, Apeli ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë në arrest shtëpie.

Për pronarin e kompanisë së sigurisë private “Major Security”, G. B dhe për rojen tjetër A.G janë lënë në fuqi masat e arrestit në burg.

Përplasjet mes protestuesve dhe rojeve private në Zvërnec ndodhën më 31 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë gjatë konfliktit. Ngjarja solli shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela, ndërsa më pas zona u përfshi nga një valë protestash që vijojnë edhe sot.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026