Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin

14 Korrik 2026 | 15:12

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nënshkruan zyrtarisht një traktat mbi statusin e Gjibraltarit të marten pas një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar që synonte lehtësimin e masave të kalimit kufitar dhe përfundimin e viteve të pasigurisë politike në lidhje me territorin britanik jashtë shtetit.

Traktati u nënshkrua në Bruksel nga Komisioneri Evropian i Tregtisë Maros Sefcovic, Ministri Britanik i Shtetit për Evropën Stephen Doity, Ministri i Jashtëm Spanjoll Jose Manuel Alvarez Bueno dhe Kryeministri i Gjibraltarit Fabian Picardo.

Banorët e Gjibraltarit do të jenë në gjendje të kalojnë në Spanjë duke përdorur një kartë qëndrimi pa pasur nevojë për vulë në pasaportat e tyre, ndërsa qytetarët spanjollë do të jenë në gjendje të kalojnë duke përdorur një kartë identiteti qeveritare.

Ata që mbërrijnë në aeroportin e Gjibraltarit do t’ua tregojnë pasaportat oficerëve kufitarë si të Gjibraltarit, ashtu edhe të Spanjës, dhe Britania dëshiron që një sistem i ngjashëm të zbatohet për policinë franceze që operon në stacionin hekurudhor të St Pancras të Londrës për shërbimin e Eurostar.

Britania fitoi Gjibraltarin, një enklavë strategjikisht e rëndësishme e vendosur në skajin jugor të Spanjës,  në Traktatin e Utrechtit që i dha fund Luftës së Trashëgimisë Spanjolle.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)

Disa persona humbën jetën nga një zjarr që shpërtheu të martën në një kantier ndërtimi në Bruksel, ndërsa po kryhen kërkime për të gjetur gjashtë...
15:11 | 14/07/2026

Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani

Irani ka dënuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta shpallur Trupën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) organizatë terroriste, duke paralajmëruar se Londra do të...
14:27 | 14/07/2026

Zvicra heton Google për konkurrencën në Android

Autoriteti zviceran i konkurrencës (Weko) ka nisur një hetim paraprak ndaj Google-it, pas dyshimeve se kompania mund të ketë kufizuar konkurrencën duke vendosur automatikisht Google...
14:03 | 14/07/2026