Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)

14 Korrik 2026 | 17:44

Një fenomen moti që u zhvillua me shpejtësi të madhe befasoi pushuesit në brigjet jugperëndimore të Francës, të cilët kërkonin “pak freski” nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin. Brenda pak minutash, një re gjigante “përpiu” plazhin.

Një video e regjistruar në vijën bregdetare të qytetit Andai tregon plazhistët që ikin nga “galerne”, një fenomen i dhunshëm moti i karakterizuar nga një rënie e shpejtë e temperaturës dhe erëra të forta.

Qindra turistë në bregdetin bask u panë duke kapur dërrasat e surfit dhe peshqirët e tyre, duke kërkuar strehim.

“Ishte si një tornado, papritmas, era u bë më e fortë dhe qielli u errësua. Kishim diell dhe pastaj, papritmas, u bë me re dhe mjegull “, tha një grua.

Nga ana e tij, një tjetër dëshmitar okular tha: “Ishte diçka imponuese, por në të njëjtën kohë shumë shqetësuese. Jemi mësuar të shohim “enbata” (emri vendas për fenomenin galerne) në plazh, por shkalla e asaj që përjetuam është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë deri më sot.”

Pushuesit, të cilët deri në atë moment po përpiqeshin të freskoheshin nga nxehtësia 38 gradë Celsius, u përballën papritur me çadra “fluturuese”, stuhi rëre dhe një rënie të papritur të temperaturës me 11 gradë në vetëm gjashtë minuta.

I njëjti skenar u përsërit në Biarritz-in e njohur. Zona sapo kishte thyer rekordin e të gjitha kohërave për nxehtësinë, duke arritur në 42.9 gradë Celsius në fund të pasdites, kur një erë e fuqishme perëndimore e uli papritur temperaturën në 23 gradë brenda pak minutash.

Vlen të përmendet se fenomeni “galerne” ndodh në bregdetin bask kur masat e ftohta të ajrit nga Gjiri i Biskajës takohen me rryma më të ngrohta nga toka. Ky “përplasje” prodhon erëra të forta që mund të arrijnë deri në 95 kilometra në orë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026