“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

14 Korrik 2026 | 22:04

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me rënie drastike të cilësisë.

Sipas Kokës, realiteti brenda institucioneve arsimore është dramatik, duke filluar që nga ryshfetet e majme për të siguruar një vend pune e deri te niveli i brezit të ri që nuk di të shkruajë ose lexojë.

Sipas tij për një vend pune, një mesues duhet të pagujë nga 5 deri në 10 mijë euro. Koka specifikoi se vlera e pagesës ndryshon në varësi të zonës gjeografike, duke vënë në dukje se një mësuesi i duhet të investojë paraprakisht pagën e tij të një viti të plotë vetëm për të hyrë në system.

“Po them 56% e nxënësve, sipas raportit të fundit të OECD-së në Shqipëri, kanë probleme serioze leximi dhe shkrimi. Nuk janë në kufirin se analfabetë funksionalë janë ato që s’dinë fare, s’dinë të lexojnë, po 56% që nuk dinë të lexojnë dhe të mësojnë dhe të shkruajnë, kjo është dramatike.

E dyta, kemi tre raportet e fundit të PISA-s që e çertifikojnë Shqipërinë në vendin e fundit në rajon, jo në Europë, sa i takon cilësisë së arsimit në Shqipëri, që do të thotë është një tjetër dramë e madhe.

Po sikur të kishte një verifikim real në Shqipëri të asaj që ndodh sot, ajo portali i famshëm ku që rekruton mësuesit lart e poshtë nëpër Shqipëri është thjesht një farsë e madhe, sepse shumica e mësuesve që duhet të futen në arsim sot e gjithë ditën duhet të paguajnë fee dhe që varion nga 5 deri në 10.000 euro për një vend pune nëpër këto drejtoritë arsimore.

Nga 5 deri në 10 në varësi nëse do të shkosh në Durrës ose në Manëz duhet 5.000 euro, kurse në Tiranë shkon nga shkon nga 5-10. Shiko, një mësues që të futet në sistemin arsimor duhet të paguajë një vit punë. Sigurisht që këtë gjë te raporti nuk e gjen.

Dhe sa e sa probleme të tjera. Dhe po të them edhe një gjë tjetër, është edhe për diplomacinë, se sot është çertifikuar dhe diplomacia. Çfarë të ka çertifikuar? Sigurisht që të çertifikohet që në Shqipëri sigurisht klasa politike është pro Bashkimit Europian dhe është pro Amerikës, dhe që është pro integrimit dhe që pa diskutim është, si me thënë, për fqinjësinë e mirë dhe për mungesën e konflikteve, dhe kjo i çertifikohet si një njohje politikës së jashtme”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026