SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Gjatë raportimit këtë të mërkurë në Komisionin për Nismat Qytetare, për shqyrtimin e projekt-rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2025”, Braho tha se zgjerimi i kapaciteteve njerëzore është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur natyrës së re të hetimeve.
“Jemi në fazën e fundit përgatitore për hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj. Ky organizim është i nevojshëm për t’iu përgjigjur natyrës së re të hetimeve, ku provat digjitale, analiza financiare dhe inteligjenca kriminale janë po aq të rëndësishme sa veprimet klasike procedurale”, u shpreh Braho.
Sipas kreut të SPAK, hetimet moderne nuk mbështeten më vetëm te veprimet tradicionale procedurale, por kërkojnë ekspertizë të specializuar në fusha si analiza e provave digjitale, hetimet financiare dhe inteligjenca kriminale.
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin