SHBA vendos tarifa për importet braziliane

16 Korrik 2026 | 08:14

SHBA-të vendosën të mërkurën tarifa prej 25% për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që zbuloi se vendi i Amerikës së Jugut ishte i përfshirë në praktika tregtare “të padrejta” që përfshijnë tregtinë dixhitale, pagesat elektronike dhe sektorë të tjerë.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së (USTR) tha në një deklaratë se veprimi u ndërmor pas një hetimi njëvjeçar sipas Seksionit 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili i lejon SHBA-së të hetojë dhe t’u përgjigjet praktikave të qeverive të huaja që konsiderohen “të paarsyeshme, të pajustifikueshme ose diskriminuese” dhe që rëndojnë tregtinë amerikane.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se hetimi zbuloi se gjykatat braziliane kishin ndërmarrë veprime kundër kompanive amerikane të teknologjisë që “përbëjnë një pengesë të padrejtë tregtare”.

“Për shembull, gjykatat braziliane kanë lëshuar urdhra sekretë që u drejtojnë kompanive amerikane të teknologjisë të heqin përmbajtje të caktuar politike, të pezullojnë llogaritë që u përkasin banorëve të tyre dhe të ndalojnë platformat të zbulojnë këto urdhra”, tha zyrtari.

Hetimi zbuloi gjithashtu se Brazili kishte “disfavorizuar padrejtësisht” ofruesit e shërbimeve të pagesave elektronike në SHBA duke favorizuar Pix, sistemin e pagesave të operuar nga banka qendrore e Brazilit, shtoi zyrtari.

Zyrtari akuzoi gjithashtu Brazilin për dhënien e trajtimit tarifor preferencial ndaj Indisë dhe Meksikës, ndërsa u mohon akses të ngjashëm eksportuesve amerikanë.

Si pjesë e këtij veprimi, administrata përjashtoi disa produkte nga tarifat, duke përfshirë portokallet dhe lëngun e portokallit, produkte të caktuara energjetike dhe pjesë e komponentë të caktuar të hapësirës ajrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shprehu, në një bisedë me homologun e tij amerikan Pete Hegseth,  “vendosmërinë” e Izraelit për të ruajtur forcat që...
10:12 | 16/07/2026

Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë

Një ndërprerje e gjerë në sistemin e pagesave me karta krediti ka shkaktuar probleme në mbarë Japoninë, duke penguar mijëra qytetarë të kryejnë pagesa dhe...
10:03 | 16/07/2026

TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë

Një hetim është nisur ndaj TikTok për shkak të masave të sigurisë së fëmijëve. Hetimi nga rregullatori i medias Ofcom vjen një muaj pasi qeveria...
09:59 | 16/07/2026