Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin e tij social X, ka uruar kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, i cili u emërua ditën e djeshme nga Verkhovna Rada e Ukrainës.
Në postimin e tij, Rama ka shprehur mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për popullin ukrainas, duke theksuar se vendi ynë qëndron fort krah Presidentit Zelenskyy dhe qeverisë së re në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme në këtë kapitull të vështirë historik.
“Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës. I uroj atij çdo sukses ndërsa bashkohet me Presidentin Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës përmes njërit prej kapitujve më të vështirë në historinë e saj, me guxim, qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Shqipëria qëndron fort me Presidentin Zelenskyy, Qeverinë e Ukrainës dhe popullin ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Rama.
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për vjedhjen e votave në 2020-ën: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona