Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

18 Korrik 2026 | 11:05

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që po përfshijnë Shqipërinë gjatë kësaj fundjave të korrikut, si dhe parashikimin për ditët në vijim.

Osmani shpjegon se zonat më të nxehta janë qarqet e Elbasanit dhe Beratit ku pritet të shënojnë vlerat më të larta, shumë pranë 42°C.

Qytetet e tjera kryesore si Tirana, Gjirokastra dhe Shkodra do të jenë gjithashtu shumë nxehtë, me temperatura që pritet të arrijnë rreth 41°C.

Në vijën bregdetare temperaturat do të luhaten nga 37 deri në 39°C, ndërsa në zonat malore do të shkojnë deri në 38°C. Zonat më të freskëta mbeten pjesërisht në lindje dhe juglindje me maksimume nga 32 deri në 34°C .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej...
12:11 | 18/07/2026