Zjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur (VIDEO)

19 Korrik 2026 | 10:13

Dy zjarre të mëdha pyjore vazhdojnë të përhapen në rajonet e Aragonës dhe Castilla-La Mancha në Spanjë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur t’i vënë nën kontroll. Situata mbetet kritike dhe drejtuesit e operacioneve të emergjencës paralajmërojnë se orët në vijim pritet të jenë vendimtare.

Zjarri që shpërtheu të mërkurën në zonën e Orés është shndërruar në zjarrin më shkatërrues pyjor të regjistruar në Spanjë gjatë vitit 2026. Sipas vlerësimeve paraprake, flakët kanë përfshirë rreth 15.400 hektarë tokë, ndërsa perimetri i zjarrit ka arritur në afro 60 kilometra.

Pavarësisht përmasave të katastrofës, ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të ndalojnë përparimin e flakëve në hyrje të qytetit të Luesia-s, duke shmangur depërtimin e tyre në zonat e banuara. Megjithatë, fronti i zjarrit mbetet aktiv dhe tashmë po përparon drejt bashkisë së Biotës, duke shtuar shqetësimet për banorët dhe autoritetet lokale.

Temperaturat e larta, era dhe thatësira po vështirësojnë ndjeshëm operacionet e shuarjes, ndërsa dhjetëra ekipe zjarrfikësish dhe mjete ajrore vijojnë betejën për të frenuar përhapjen e flakëve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e sigurisë dhe të jenë të gatshëm për evakuim, nëse situata përkeqësohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas vrasjes së Sinwarit, Hamasi zgjedh Khalil al-Hayya si udhëheqësin e përgjithshëm

Hamasi ka emëruar Khalil Al-Hayya si udhëheqësin e saj të përgjithshëm, sipas një deklarate nga grupi militant palestinez këtë të hënën. Al-Hayya zëvendëson Yahya Sinwar,...
13:45 | 20/07/2026

Andy Burnham emërohet kryeministër i Britanisë së Madhe

Andy Burnham është zyrtarisht kryeministër, ka konfirmuar Pallati Buckingham. Mbreti e ftoi atë të formonte një qeveri dhe Burnham e pranoi ftesën.  “Madhëria e Tij...
13:31 | 20/07/2026

Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbreti Charles III

Keir Starmer dha zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër britanik këtë të hënën, pasi Mbreti Charles III pranoi dorëheqjen e tij, tha Buckingham Palace. “Deputeti Sir Keir...
13:01 | 20/07/2026