Gjenden dhjetë trupa të pajetë në Zacatecas, vijon dhuna e karteleve në Meksikë
Autoritetet meksikane kanë gjetur 10 trupa në shtetin e Zacatecas, një zonë që u përfshi nga një valë e dhunshme përplasjesh mes grupeve kriminale gjatë viteve 2021-2022 për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës.
Sipas autoriteteve, trupat u gjetën në komunat Morelos, Panuco dhe Sain Alto, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje mbi motivin e vrasjeve apo autorët e dyshuar.
Meksika vijon të përballet me nivele të larta të dhunës, të lidhura kryesisht me aktivitetin e organizatave kriminale që merren me trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.
Sipas analistëve, kartelet kryesore të drogës, veçanërisht Karteli Jalisco New Generation (CJNG) dhe Karteli Sinaloa, vazhdojnë përplasjet për kontrollin e territorit dhe të korridoreve strategjike të trafikut të drogës, duke e bërë Zacatecas një nga shtetet më të prekura nga dhuna në vend.
Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë
Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm
Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë