Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme, ethet afrikane të derrit përhapen në 52 zona
Virusi i etheve afrikane të derrit është përhapur në shtatë qarqe dhe 52 vendbanime në Serbi, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në zonat e prekura.
Ministri serb i Bujqësisë, Dragan Glamoçiq, bëri të ditur se rastet e reja janë shfaqur edhe në zonën e Bezdanit, pranë kufirit me Kroacinë, si dhe në qytetet Zhabal dhe Gospodinci në Rrethin Jugor të Baçkës.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në disa zona, përfshirë Rumën, Obrenovacin, një pjesë të territorit të Sremska Mitrovicës dhe Shabacin. Autoritetet kanë intensifikuar masat për kontrollin e përhapjes së virusit.
Gjatë një takimi emergjent në Obrenovac, ministri Glamoçiq paralajmëroi se asgjësimi i papërshtatshëm i kafshëve të ngordhura përbën një rrezik serioz për shëndetin e kafshëve, mjedisin dhe komunitetet.
Ai theksoi se derrat e egër dhe njerëzit janë ndër bartësit kryesorë të sëmundjes, ndërsa niveli i ulët rekord i ujit të lumit Danub ka krijuar kushte që derrat e egër të kalojnë lumin në disa pika, duke favorizuar përhapjen e virusit.
Që nga shpërthimi i epidemisë, rreth 28 mijë derra janë vrarë ose kanë ngordhur në Serbi. Ndërkohë, disa pronarëve të fermave u është ndaluar përkohësisht mbarështimi i derrave për një periudhë njëmujore, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e sëmundjes.
Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur
Refuzohet kërkesa e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në Prokurorinë e Mitrovicës së Veriut
Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë