Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?

19 Korrik 2026 | 16:50

Të enjten, më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Burime për Euronews bëjnë me dije se në rendin e ditës do të jetë vetëm votimi i raporteve për reformën territoriale.

Në Kuvend do të paraqiten dy raporte, ai i Partisë Socialiste dhe ai i Partisë Demokratike por bazuar në shumicën parlamentare, pritet të miratohet raporti i socialistëve, të cilët disponojnë 84 votat e nevojshme.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Partia Socialiste, krahas raportit, do të paraqesë edhe propozimin e saj për hartën e re territoriale. Debati lidhet me faktin nëse Shqipëria do të mbetet me 61 bashki apo do të propozohet një ndarje e re me 50, ose edhe 40 bashki.

Sipas burimeve, propozimi do të përfshijë vetëm ndryshimin e hartës territoriale, pa prekur ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe ligjin për financat vendore. Ndryshimet në këto dy ligje pritet të diskutohen gjatë sesionit të ri parlamentar, që nis në muajin shtator.

Mbetet për t’u parë nëse deri të enjten mazhoranca do t’i qëndrojë deklarimeve të saj dhe do ta çojë për votim në Kuvend propozimin për një hartë të re territoriale me më pak bashki.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026