Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti

19 Korrik 2026 | 19:58

Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e 50-të të saj, ku edhe këtë të diel, si çdo ditë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë, aty ku u ndalën dhe mbajtën fjalimet e përnatshme.

Edhe sot protestuesit kishin thirrjet e tyre: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Dorëheqje”, ndërsa protesta vijon të zhvillohet prej 50 ditësh radhazi. Pjesëmarrësit shprehen se do ta vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Protestuesit bënë të ditur se do të jenë para Parlamentit më 23 korrik në një protestë kombëtare para Parlamentit, duke theksuar se ajo do të jetë paqësore, pa vezë dhe me simbolika.

Pas fjalimeve, protestuesit marshuan për rreth 40 minuta në rrugët e Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026