Tërmeti në Peru, shkon në 6 numri i viktimave

20 Korrik 2026 | 07:46

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë tronditi rajonin e Andeve në Peru , duke vrarë të paktën gjashtë persona, thanë autoritetet të dielën. Më shumë se 30 persona u plagosën dhe 300 të tjerë janë zhvendosur.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se tërmeti ndodhi të shtunën në orën 21:24, me epiqendrën e tij të vendosur 2 km në perëndim-jug-perëndim të qytetit të Sicayas në provincën Huancayo. Ai ishte 10 km i thellë.

Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Civile i Perusë tha në një deklaratë se numri i përgjithshëm i personave të zhdukur është ende i panjohur. Disa ndërtesa u shembën ose pësuan dëme strukturore, përfshirë kishën dhe manastirin lokal.

Luis Vasquez, kreu i zyrës lokale të mbrojtjes civile, u tha gazetarëve se përdorimi i materialeve rustike të qerpiçit në ndërtim në atë zonë të Andeve “ka kontribuar në ndikimin dhe dëmet më të mëdha”.

Tërmetet janë të shpeshta në Peru, e cila ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit.

Imazhet e transmetuara nga mediat lokale kapën ankthin e të afërmve të viktimave në një nga zonat më të goditura, rajonin bujqësor të Chongo Bajo, ku banorët u fshehën nën batanije jashtë shtëpive të dëmtuara rëndë.

Në vitin 2007, një tërmet me magnitudë 7.9 ballë goditi provincën e Piscos në rajonin Ica, duke vrarë gati 600 njerëz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë

Presidenti rumun, Nicusor Dan ka njoftuar se një anije me flamur liberian që lundronte nga Egjipti në Ukrainë është goditur në brigjet e Rumanisë në...
10:48 | 21/07/2026

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

Shtetet e Gjirit po mbajnë barrën e hakmarrjes së Iranit, pse nuk kundërpërgjigjen?

Gjatë gjithë luftës së saj me SHBA-në, kundërsulmi i Iranit është drejtuar kryesisht ndaj vendeve arabe të pasura me naftë që kufizohen me Gjirin Persik. Irani ka...
09:40 | 21/07/2026