Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo

20 Korrik 2026 | 17:35

Numri i viktimave nga shpërthimi i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka kaluar shifrën 900, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet shëndetësore të vendit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë konfirmuar 2.344 raste me Ebola, ndërsa 930 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Aktualisht, 724 pacientë ndodhen në izolim ose janë duke u trajtuar në spital, ndërsa 466 të tjerë janë shëruar.

Sipas ministrisë, shkalla e vdekshmërisë ka arritur në 39.7 për qind, ndërsa gjurmimi i kontakteve të rasteve të konfirmuara është realizuar në 85.8 për qind.

Shpërthimi, i shpallur më 15 maj, ka prekur pesë provinca: Haut-Uele, Ituri, Kivu Verior, Kivu Jugor dhe Tshopo. Provinca Ituri mbetet epiqendra e epidemisë së shkaktuar nga varianti Bundibugyo i virusit Ebola, ku transmetimi në komunitet vazhdon.

Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) bënë të ditur se ekipet në terren, autoritetet shëndetësore dhe partnerët ndërkombëtarë po vazhdojnë bashkëpunimin për të vënë nën kontroll shpërthimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit

Forcat amerikane kanë ndërmarrë një sulm ndaj një objekti në zonën malore të Khorramabadit, në provincën Lorestan, në perëndim të Iranit, sipas raportimeve të mediave...
13:28 | 21/07/2026

Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi

Një sulm ndaj një anijeje në Detin e Zi që transportonte propan për në portin ukrainas të Renit plagosi tre anëtarë të ekuipazhit dhe detyroi...
13:17 | 21/07/2026