Mbi 22 mijë të huaj punojnë në Shqipëri, kryesojnë filipinasit dhe indianët
Në Shqipëri jetojnë dhe punojnë mbi 22 700 shtetas të huaj. Ky numër është raportuar deri në muajin qershor, dhe shifra prek një rekord për vendin, teksa viti 2025 u mbyll me 18 mijë individë.
Numrin e të huajve të pajisur me leje pune e kryesojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku 10,300 leje unike për punëmarrës, duke përbërë rreth 50% të totalit të punësuarve në vend.
Konkretisht numri i të huajve nga Filipinet deri në qershor 2026 arriti në 3,600 shtetas, duke përbërë rreth 16% të totalit të të huajve të punësuar në vend. Pas tyre janë shtetasit nga India me 3,400 të punësuar apo 15% të totalit. Me tej, jane shtetasit nga Egjipti, Turqia dhe Italia ata qe ndjekin listen e te huajve te punesuar ne vendin tone.
Shumë prej tyre, janë të punësuar në bare dhe restorante në pozicione pune, si kamarier, pastrues apo kuzhinierë. Të tjera punësime janë bëra edhe në fabrikat e prodhimit, të cilët po punësojnë inxhinierë të rinj nga India.
Ndërsa shtetasit nga Egjipti më tepër po punësohen nga sektori i transportit, blegtorisë dhe në agroturizëm.
Po ashtu, së tepërmi punesimi i të huajve është zgjeruar edhe në familje. Shtetase nga Filipinet po punësohen si personel për kujdesin ndaj fëmijëve, të moshuarve ose për mirëmbajtjen e shtëpisë. Italianët dhe shtetasit e Kosovës vijojnë të kryesojnë vetëpunësimin.
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup