Shpërthen një pajisje ndezëse jashtë një ndërtese federale në Manhattan, arrestohet i dyshuari (VIDEO)

20 Korrik 2026 | 17:43

Një pajisje ndezëse shpërtheu mëngjesin e së hënës jashtë një ndërtese federale në Manhattan, ku ndodhen disa agjenci amerikane, përfshirë FBI-në, Zyrën e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit (USCIS).

Ngjarja ndodhi pranë 26 Federal Plaza, ndërsa pas shpërthimit policia dhe personeli i sigurisë dolën me nxitim nga ndërtesa. Një person i dyshuar u arrestua në vendngjarje.

Sipas autoriteteve, i dyshuari kishte me vete një pushkë ajrore, fishekë dioksidi karboni, llamba halogjene dhe një helmetë. Në karrocën e tij u gjetën gjithashtu fishekzjarre dhe armë që dukeshin si pushkë ajrore, ndërsa në të ishte vendosur edhe një tabelë me mbishkrimin “ICE Off Our Streets”.

Autoritetet e kanë cilësuar incidentin si një sulm ndaj ICE-së, ndërsa hetimet po drejtohen nga Task Forca e Përbashkët Kundër Terrorizmit e FBI-së në Nju Jork.

Zëvendësdrejtori i FBI-së, James Barnacle, deklaroi se dy persona pësuan lëndime të lehta, një punonjës federal dhe një civil. Të dy morën trajtim mjekësor dhe më pas u liruan.

FBI konfirmoi përmes një deklarate se një individ kishte hedhur një pajisje ndezëse jashtë ndërtesës dhe se personi ndodhej tashmë në paraburgim.

Ndërkohë, policia e Nju Jorkut po vijon ekzaminimin e materialeve të sekuestruara, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën pranë rrugëve Worth dhe Lafayette, ku janë vendosur kufizime në qarkullim dhe priten vonesa në transportin publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit

Forcat amerikane kanë ndërmarrë një sulm ndaj një objekti në zonën malore të Khorramabadit, në provincën Lorestan, në perëndim të Iranit, sipas raportimeve të mediave...
13:28 | 21/07/2026

Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi

Një sulm ndaj një anijeje në Detin e Zi që transportonte propan për në portin ukrainas të Renit plagosi tre anëtarë të ekuipazhit dhe detyroi...
13:17 | 21/07/2026