Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

20 Korrik 2026 | 21:48

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, ku mbetën të plagosur tre persona.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në verandën e një lokali, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre personave.

Të plagosur kanë mbetur Armand Tomorrica, 32 vjeç, Renaldo Mance, 31 vjeç dhe Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka arritur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për mbledhjen dhe sekuestrimin e provave që do t’i shërbejnë identifikimit dhe kapjes së autorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)

Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar lëvizjet e dyshuara të parave brenda Filialit të Postës Shqiptare në Durrës, në dosjen ku ish-drejtoresha Elisabeta Mataj e cila...
14:52 | 21/07/2026

Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të martë në qytetin e Elbasanit. Aksidenti u regjistrua pranë...
14:45 | 21/07/2026

Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve vlonjatë dhe veçanërisht pensionistët janë të privuar nga e drejta për të bërë pushime. Kjo jo nga mungesa e...
14:33 | 21/07/2026