U padit për shpifje, gjykata vendos në favor të aktores Rebel Wilson. Shpallet e pafajshme
Aktorja e famshme e Hollivudit, Rebel Wilson, është shpallur e pafajshme pasi u padit për shpifje nga aktorja australiane Charlotte MacInnes, e cila luajti rolin kryesor në filmin debutues si regjisor i Wilson, The Deb.
Pas vendimit të mërkurën, Wilson falënderoi gjyqtaren dhe sistemin ligjor australian, duke thënë se procesi e kishte vënë në provë dhe kishte përforcuar besimin e saj në “mbrojtjen e asaj që besoj se është e drejtë, ndërkohë që vazhdoj të krijoj punë që u sjell njerëzve gëzim”.
MacInnes pretendoi se Wilson e shpifi në një seri postimesh në mediat sociale që nënkuptonin se ajo ishte gënjeshtare dhe një tradhtare që tërhoqi një ankesë për ngacmim seksual për të çuar përpara karrierën e saj.
Postimet pretendonin se aktorja e re i ishte rrëfyer Wilson-it se ndihej në siklet kur bashkëproducentja e filmit, Amanda Ghost, i kërkoi të bënin një dush dhe një banjë së bashku.
MacInnes mohoi të kishte bërë ose tërhequr një ankesë, duke këmbëngulur se nuk ishte ndjerë në siklet kur dyshja u lanë me rroba banje pasi Ghost pësoi një problem mjekësor në shtator 2023.
Dy muaj pas përfundimit të betejës së ashpër gjyqësore në gjykatën federale, gjyqtarja Elizabeth Raper vendosi në favor të Wilson.
Avokatja e MacInnes, Sue Chrysanthou SC, akuzoi Wilson se është një gënjeshtare fantastike që ka sajuar akuza të tmerrshme për shumë njerëz dhe dëshmitarët e saj e kanë diskredituar.
“Ne themi se znj. Wilson nuk mund të besohet për asgjë që ka thënë.”
Avokati i saj, Dauid Sibtain SC, tha se klientja e tij “nuk kishte asnjë motiv për të gënjyer” për diçka që do të rrezikonte filmin e saj duke krijuar përçarje midis aktorit kryesor dhe një producenti.
Çmimi i naftës rritet ndërsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane
Kina lëshon me sukses nga deti raketën ‘Gravity-1 Y4’ me 9 satelitë në orbitë
Presidenti i Koresë së Jugut vizitë në Amerikën e Jugut dhe Gjermani, do të marrë pjesë edhe në samitin e IA në SHBA
- 12:02 Kishin kultivuar bimë narkotike në Krujë, kapen në flagrancë 2 persona. Me precedentë të mëparshëm penal (VIDEO)
- 11:52 Çmimi i naftës rritet ndërsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane
- 11:35 Kontrolle në burgun e Drenovës, gjendet telefon në qelinë e Laert Haxhiut! Dërgohet në SPAK për ekspertizë
- 11:28 Kërkohej prej një muaji nga familjarët, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për prostitucion brazilianen dhe tutorin e saj
- 11:20 Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 10:59 Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)