Kishin kultivuar bimë narkotike në Krujë, kapen në flagrancë 2 persona. Me precedentë të mëparshëm penal (VIDEO)
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tyre erdhi pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar drogë në fshatin Zgërdhesh. Policia bën me dije se dy të arrestuarit u kapën në vendngjarje teksa po përgatiteshin të kultivonin përsëri bimë narkotike.
Të arrestuarit janë identifikuar si 52-vjeçari Kastriot Bazja dhe 54-vjeçari Astrit Seferi. Bimët karkotike u asgjësuan përmes djegies.
“Krujë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Kushtet”. Kishin kultivuar dhjetëra bimë narkotike, në një parcelë në fshatin Zgërdhesh, dhe po përgatiteshin të kultivonin të tjera, arrestohen ne vendngjarje, 2 shtetas.
Të dy të arrestuarit, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale. Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kushtet”.
Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në parcelën në fshatin Zgërdhesh, ku kishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, dhe u vunë në pranga shtetasit K. B., 52 vjeç dhe A. S., 54 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.
Përveç bimëve të kultivuara, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, u konstatua se po përgatiteshin për t’u kultivuar bimë të tjera në këtë terren. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Krujës apelon për të gjithë qytetarët e rrethit dhe kryesisht për shtetasit që jetojnë në zona rurale, që të denoncojnë menjëherë çdo indicie që kanë për përshtatje të sipërfaqeve të tokave në afërsi të banesave të tyre, për kultivim të bimëve narkotike. Bashkëpunimi me Policinë është thelbësor për goditjen e këtij fenomeni me pasoja penale dhe sociale”, njofton policia.
Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së
Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO babai i Elton Mermalit. Jep detaje nga vrasja e të birit
Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin
- 13:09 Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së
- 12:57 Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO babai i Elton Mermalit. Jep detaje nga vrasja e të birit
- 12:44 Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin
- 12:33 I dënuar me 24 vite burg për vrasje në vitin 1999, arrestohet në Angli 60-vjeçari i shumëkërkuar shqiptar (EMRI)
- 12:12 Kundërshton vendimin e pafajësisë për Erlis Dukën, Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn shqyrtimin e ankimit të SPAK
- 11:52 Çmimi i naftës rritet ndërsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane