Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë-Shëngjin, në afërsi të lapidarit. Sipas policisë i riu me inicialet K.G., banues në Shëngjin, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur fillimisht me një mur rrethues, e më pas me dy automjete të parkuara pranë rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 31-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta dhe mori ndihmën e parë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Ai më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave te bardha.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet hetimore dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Dyshimet paraprake janë se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbë kontrollin.
E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)
Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së
Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO babai i Elton Mermalit. Jep detaje nga vrasja e të birit
- 13:59 Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
- 13:59 “Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali
- 13:42 Kremlini: Rusia do të përfaqësohet në nivel të lartë në samitin e G20 në SHBA
- 13:37 E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)
- 13:27 Çfarë është Mali Kazmë, objekti sekret i Iranit që Trump thotë se SHBA-të do ta sulmojnë shumë shpejt?
- 13:27 Emri i tij përmendej me mijëra herë në dosjet e Epstein, gjendet i vdekur në periferi të Parisit Daniel Siadu