Kundërshton vendimin e pafajësisë për Erlis Dukën, Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn shqyrtimin e ankimit të SPAK

22 Korrik 2026 | 12:12

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu seancën për shqyrtimin e ankimit të SPAK, i cili kundërshtoi vendimin e pafajësisë për Erlis Dukën, lidhur me vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Shkak për dështimin e seancës u bë pretendimi i avokatëve të Dukës që thanë se i mbrojturi prej tyre nuk ishte njoftuar sipas ligjit ndonëse avokatët ishin të pranishëm.

Gati 7 vite pas eliminimit të Malkos, Gjykata e Posaçme dha dënimin me 130 vite burg për 5 të pandehur mes të cilëve si porositës dhe organizator Leonard Dukën me 30 vite heqje lirie ndërsa shpalli të pafajshëm vëllain e këtij të fundit Erlisin.

Leonard Duka u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë dhe në gusht të atij viti u ekstradua në drejtim të Tiranës për t’u përballur me drejtësinë. Gjykata e Posaçme dha dënime edhe për Fatmir Hysenin, Aleksadër Maxhakun, Dritan Agën dhe Oltion Lonën, pjesë e grupit të vrasjes, 25 vjet burg për secilin. 

Për të njëjtën ngjarje, më herët janë dënuar edhe 2 të tjerë në dosje të ndarë për shkak të arrestimit të hershëm. Blendi Teta përfundimisht do të vuaj 25 vite burg, pas një zvarritje të procesit. Fillimisht me 25 vite u dënua nga Apeli, vendim që u prish nga Gjykata e Lartë, por që në dhjetor 2025 u vendos sërish për 25 vjet.

Po ashtu, i dënuar me vendim të formës së prerë për vrasjen e Santiago Malkos, është edhe Ilir Selmani, vendim që u prish nga Gjykata e Lartë dhe u rikthye për gjykim në Apel nga një tjetër trupë gjykuese e cila para disa dirësh e dënoi me 28 vite burg.

Gjatë rishqyrtimit të dosjes, Selmani doli për disa javë nga paraburgimi, pasi përfunduan afatet ligjore të masës së sigurisë. Ai u vendos në arrest shtëpie, nën masa të rrepta policore për të shmangur largimin e mundshëm nga drejtësia, por me vendimin përfundimtarë të Apelit u rikthye në qeli.

Santiago Malko u qëllua për vdekje në Tiranë më 27 gusht 2019 dhe dyshimet janë se eliminimi u bë prej përplasjeve që Leonard Duka kishte me Ervis Martinaj, ky i fundiit lidhje e ngushtë shoqërore e viktimës. Ngjarja u zbardh e plotë prej komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku flitej për atentatin e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)

Një peshkatar 61-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Ksamil. Policia bën me dije se trupi i viktimës u konstatua përballë Ishujve të Ksamilit....
13:37 | 22/07/2026

Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së

Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë mori vendimin dhe ka dënuar me nga 9 muaj burg dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP-së. Artjol...
13:09 | 22/07/2026

Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO babai i Elton Mermalit. Jep detaje nga vrasja e të birit

Babai i viktimës Elton Mermali, Kujtim Mermali këtë të mërkurë ka dhënë dëshminë e tij përpara trupit gjykues në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe...
12:57 | 22/07/2026