Papa Françesk në gjendje të stabilizuar pas operacionit
5 Korrik 2021 |
10:53
Papa Françesk ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, pas operacionit që iu nënshtrua të dielën në mbrëmje në një spital në Romë.
Në një deklaratë të dielën vonë, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, tha se 84-vjeçari iu nënshtrua operacionit pas ngushtimit të zorrës të trashë.
Z. Bruni nuk tregoi sa zgjati operacioni, por tha se Papa iu nënshtrua një anestezie të përgjithshme.
Papa u shtrua në spital për operacionin e planifikuar vetëm disa orë pasi përshëndeti publikun në sheshin e “Shën Pjetrit”, ku deklaroi se në shtator do të shkojë në Hungari dhe Sllovaki.
Ky është trajtimi i parë mjekësor i bërë publik nga Selia e Shenjtë për Papën, që kur ai u zgjodh në këtë detyrë në vitin 2013.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kushte ekonomike të rinjve për të stimuluar lindjet”, Papa Françesku i bën thirrje shtetit italian
- Lutje për fundin e pandemisë, Papa Françesku: Paratë për armatime, çojini për kërkime shkencore
- Vigjilja e Pashkës katolike, Papa Françesku bën thirrje për shpresë pavarësisht pandemisë
Lajme të Sugjeruara
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni