Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale vjedhja.
Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi H. B., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer 7 raste vjedhjeje gjatë muajit korrik në qytetin e Durrësit.
Mësohet gjithashtu se 29-vjeçari ka tentuar të vjedhë dy banesa, ka vjedhur një dyqan, si dhe portofolin e një shtetaseje të huaj në autobus. Gjithashtu, ai dyshohet se ka vjedhur vegla dhe materiale të ndryshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specilaistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 7 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të kryera gjatë muajit korrik 2026, si dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi:
-H. B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 03.07.2026, ka tentuar të vjedhë në 2 banesa në lagjen nr. 6, Durrës;
-më datë 14.07.2026, ka vjedhur materiale të ndryshme në lagjen nr. 17, Durrës,
-më datë 15.07.2026, në lagjen “Sektor Rinia”, ka thyer xhamin e automjetit të një shtetaseje dhe ka vjedhur aty bizhuteri floriri dhe sende të tjera personale;
-më datë 18.07.2026, ka vjedhur një shumë lekësh dhe disa produkte në një dyqan në fshatin Rrashbull;
-më datë 20.07.2026, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur vegla dhe materiale të ndryshme pune në një automjet;
-më datë 21.07.2026, i ka vjedhur portofolin një shtetaseje të huaj në autobus;
-më datë 22.07.2026, ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr. 1, Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:23 Bardhi dhe Balliu hedhin ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca kreu i grupit të PD-së (VIDEO)
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu