Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

23 Korrik 2026 | 22:23

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama e la procesin përgjysmë dhe gaboi duke lënë, sipas tij, mënjanë konsensusin me opozitën dhe nevojën për diskutime e reflektime mbi të.

“Rama sot hoqi maskën në lidhje me reformën territoriale. Për një arsye, e para prishi një konsensus që ishte vendosur mes palëve deri në datën 15 për interesat e tij private dhe politike, sepse kjo reformë territoriale, përveç nevojës që kërkonte diskutim dhe reflektime, rezulton që ka pasur një debat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Një nga dy kushtet që i është vendosur Shqipërisë është bërja e reformës territoriale dhe tjetra reforma elektorale. Rama e groposi për dy arsye. E para, se kishte një reagim edhe nga qytetarët që kishin votuar Partinë Socialiste që të shkurtohej numri i këtyre bashkive dhe në momentin që konsultimi publik po merrte trajtë kundër Ramës, Rama arriti që ta bllokojë përfundimisht, sepse ti sot ke një program që e ke hartuar në një komision dhe nuk e ke çuar deri në fund. E dyta është qëllimi politik, se Partia Demokratike në raportin 60 faqe që ka paraqitur në parlament janë 90 deri në 110 bashki që kërkon”, tha ai ndër të tjera.

Gjoni ngriti gjithashtu shqetësimin se parlamenti nuk po i trajton në mënyrën e duhur çështjet e qytetarëve, duke e cilësuar atë si një “parlament jonormal”.

“Është një parlament jonormal dhe për mua parlamenti është në fazat e fundit të tij, pavarësisht se unë jam deputet i ri. Nuk është normal në mënyrën, formën dhe trajtimin që po i bëhet sot çështjeve të ndjeshme, çështjeve të politikës dhe qytetarëve”, u shpreh deputeti i PD-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026