Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

24 Korrik 2026 | 11:05

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror. Gjykata u shpreh se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim.

Veliaj pas shpalljes së vendimit u shpreh se vendimi dihej vetëm duhet ta merrte vesh edhe publiku.

“Vendimi dihej por shyqyr e mori vesh mileti”, tha ai.

Gjithashtu u rrëzua edhe kërkesa e ish-prokurorit, Tom Deda. Ish-prokurori Deda kërkoi për t’u bërë pjesë e procesit si palë e tretë. Dedaj tha se emërimi i Dados përkon me kohën kur ai u shkarkua.

Pjesë nga diskutimi:

Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim duhej të hapej një vend dhe të emërohej dikush tjetër. Ata kohë duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dado. Por përkon periudha kohore.

Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtëpërdrejtë.

Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nis në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizat kriminale së bashku me Ina Ramën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026