Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt

24 Korrik 2026 | 12:24

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri, Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist dhe kabinetit qeveritar. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se në mbledhje solli dy dokumente. Sipas tij këto dokumente, i pari është kthesa që duhet të garantojë mandati i katërt dhe i dyti aneks për mbështetjen që duhet të japë partia.

“Sot dua t’ju flas për çfarë pamë dhe dëgjuam gjatë muajit qershor kur bulevardi u mbush nga njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, kategoritë shoqërore, moshat dhe kur një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë.

Kam sjellë sot me vete dhe dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre. I pari është dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në qeverisje. I dyti është një aneks sesi PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të katërt.

Qëlloi që në një nga ditët e qershorit, kryetar bashkie, shok i yni, që i rri në kokë punës, më erdhi i acaruar me një grup njerëzisht që i kishin dalë në protestë. Më tha: I kam gjetur në llum, nuk kishin trotuare. I bëra me rrugë, trotuare, u bëra kopsht, iu vura dhe stola, por janë mosmirënjohës.

Ai shokë, miq, kolegë, jemi ne të gjithë. Të gjithë prej nesh e ka menduar qoftë për një fjalë të keqe kur u ka ardhur në majë të hundës me popullin. Kam menduar që janë mosmirënjohës”, tha Rama ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026