Rikthehet edicioni 74 i Festivalit të Filmit në Kanë, përgatitjet drejt fundit
Edicioni i 74-t i Festivalit të Filmit në Kanë do të rikthehet nesër pas një shtyrjeje që u bë prej pandemisë dhe përgatitjet janë drejt fundit.
Mes këtyre përgatitjeve janë vendosja e posterave gjigandë që zbukurojnë pjesën e përparme të “Palais Des Festivals”, ku zhvillohet ceremonia.
Se cili film do të marrë çmimin kryesor “Palma e Artë”, do të vendoset nga regjisori Spike Lee dhe kryetari i jurisë së festivalit.
Të gjithë të ftuarit dhe ata që do ecin mbi tapetin e kuq nesër, duhet të kenë një test negativ të COVID-19 ose duhet të jenë të vaksinuar.
Rikthimi i Festivalit të Filmit në Kanë është emocionues jo vetëm për artin, por dhe për pronarët e restoranteve, lokaleve dhe hoteleve, që presin me padurim turistët.
Këtë e pohoi dhe Mélanie De Perst, pronare e restorantit “l’Epicurien”, në Francë.
“Eventet janë shumë të rëndësishme për ne, është një moment i veçantë. Kjo është arsyeja pse ne e duam festivalin në Kanë. Ka shumë turistë, njerëz që vijnë nga e gjithë bota. Na mungoi, ne fitojmë edhe sa i përket financave. Jemi të entuziazmuar, kemi qëndruar optimistë që nga fillimi i krizës, jemi të kënaqur që i shohim sërish turistët”, – u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Festivali i filmit “Tribeca” rikthehet në New York, eventi mbledh yjet e kinematografisë
- Rolling Film festival në Kosovë, promovohet arti rom dhe jepet çmimi “Young Talent Award”
- Festivali Ballkanik në Bruksel, nga 21-25 prill mund të ndiqni online muzikë, filma dhe dokumentarë
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur