Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

25 Korrik 2026 | 20:05

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen nga banesat e tyre.

Në Spanjë, situata është përkeqësuar veçanërisht në zonën e Madridit dhe provincat përreth. Frontet e zjarrit janë shtrirë në një perimetër prej rreth 200 kilometrash, ndërsa deri tani raportohet se janë djegur afërsisht 450 mijë hektarë tokë.

Rreth 87 mijë persona janë prekur nga zjarret në Spanjë, shumica prej të cilëve janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërsa të tjerë janë këshilluar të kufizojnë lëvizjet për shkak të tymit dhe ndotjes së ajrit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez deklaroi se prioriteti i autoriteteve është shpëtimi i jetëve dhe mbrojtja e zonave të banuara, por paralajmëroi se vendi përballet me “kohë të vështira”.

Presidentja e rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, tha se situata është “e paprecedentë” dhe paralajmëroi se ndryshimet e pritshme të motit mund ta përkeqësojnë më tej përhapjen e flakëve.

Mbi 2 700 efektivë të Gardës Civile, Forcave të Armatosura dhe shërbimeve të emergjencës janë angazhuar në terren, ndërsa në operacione janë përfshirë qindra mjete dhe dhjetëra avionë e helikopterë zjarrfikës.

Ndërkohë, në Francë situata mbetet kritike në jugperëndim të vendit, veçanërisht në rajonin e Girondës pranë Bordosë. Rreth 200 mijë persona janë detyruar të largohen nga zonat e prekura nga zjarret.

Vetëm gjatë natës, rreth 60 mijë banorë janë evakuuar nga zonat përreth Bordosë, ndërsa shumë prej tyre janë strehuar përkohësisht në palestra dhe ambiente sportive.

Autoritetet franceze thonë se situata ka shfaqur përmirësime të lehta në disa zona, por theksojnë se zjarret janë ende larg kontrollit të plotë. Era e fortë mbetet një nga faktorët kryesorë që favorizon përhapjen e flakëve.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1 milion hektarë sipërfaqe janë djegur në Francë që prej fillimit të vitit, ku një pjesë e konsiderueshme ndodhet në rajonin e Bordosë.

Në të dyja vendet, autoritetet kanë rritur masat e emergjencës, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë betejën me flakët për të kufizuar dëmet dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026