Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
27 Korrik 2026 |
09:45
Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit duket se kanë ndryshuar strategjinë e tyre të protestës. Ata janë larguar nga godina e Kuvendit dhe kanë nisur një marshim fillimisht drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë ndaluar për 10 minuta përballë hyrjes së Kuvendit, nga ana e Galerisë së Arteve në Tiranë.
Më pas, protestuesit janë drejtuar në bulevard, kanë vijuar përgjatë Bulevardit “Zhan D’Ark” dhe kanë mbërritur sërish pranë rrugës hyrëse të Parlamentit, te Xhamia e Madhe e Tiranës.
Ndërkohë, edhe drejtuesit e automjeteve janë solidarizuar me protestuesit, duke i rënë borive gjatë kalimit në zonën ku po zhvillohet protesta.

Lajme të Sugjeruara
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)