PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

27 Korrik 2026 | 12:28

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të vijë si propozim i deputetëve të PS-së, përmes ndryshimeve në ligjin për vetëqeverisjen vendore, në kushtet kur komisioni i posaçëm nuk arriti të prodhojë një dakordësi me opozitën.

Socialistët dhe opozita ngritën një komision të posaçëm parlamentar për këtë reformë, por pas përfundimit të afatit të punimeve nuk u arrit një marrëveshje. Opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit, ndërsa mazhoranca dorëzoi në Kuvend një raport të njëanshëm.

Megjithatë, projektligji pritet të miratohet në sesionin e ardhshëm parlamentar, pasi sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë kanë 60 ditë afat për të dhënë mendimin e tyre mbi projektin. Më pas, ai do të shqyrtohet në komisionet parlamentare dhe në vijim do t’i nënshtrohet votimit në seancë plenare.

Objektivi i mazhorancës është që reforma të miratohet jo më vonë se fillimi i muajit tetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon thirrjen urgjente të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së shqyrtimit, me procedurë të...
15:04 | 27/07/2026

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026