PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

27 Korrik 2026 | 14:15

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita është në parim pro marrëveshjes, por kundërshton mënyrën e ndjekur nga mazhoranca për miratimin e saj me procedurë të përshpejtuar, pa u dhënë deputetëve mundësinë për t’u njohur me përmbajtjen e dokumentit.

Sipas Bardhit, praktika e vendosur nga kryetari i Kuvendit, ku deputetët duhet të njihen me tekstin e marrëveshjes vetëm përmes një leximi në grup brenda ambienteve të Kuvendit, është në kundërshtim me statusin kushtetues të deputetit.

“Praktika e vendosur nga Kryetari i Kuvendit, sipas së cilës deputetët duhet të njihen me tekstin e marrëveshjes përmes një leximi në grup, brenda ambienteve të Kuvendit, është poshtëruese dhe bie ndesh me statusin kushtetues të deputetit. Kuvendi ka detyrimin t’u vërë në dispozicion deputetëve të gjithë dokumentacionin parlamentar”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

PD thekson se nëse marrëveshja është e klasifikuar dhe kërkohet ruajtja e konfidencialitetit, deputetët mund të angazhohen përmes një deklarate me shkrim për mosbërjen publike të përmbajtjes së saj.

“Megjithatë, shumica parlamentare refuzon ta ndjekë këtë praktikë, duke i kërkuar Kuvendit të votojë një marrëveshje me përmbajtje të panjohur për deputetët dhe pa u dhënë atyre mundësinë ta shqyrtojnë atë”, vijon deklarata.

Partia Demokratike ka përsëritur se e mbështet marrëveshjen me SHBA-në për rritjen e investimeve në mbrojtje dhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë ndaj NATO-s, por kërkon që votimi të zhvillohet pas shqyrtimit të plotë të dokumentit.

“Për këto arsye, deklarojmë se nuk do të marrim pjesë në një seancë plenare të thirrur në kundërshtim me Kushtetutën”, përfundon deklarata e Bardhit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën e 28 korrikut në orën 09:30 për kërkesën per përjashtimin e deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia,...
16:04 | 27/07/2026

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim një grup kriminal të trafikimit të drogës drejt Finlandës. SPAK ka dërguar...
15:44 | 27/07/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të...
15:29 | 27/07/2026