Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve

27 Korrik 2026 | 17:26

Nje marrëveshje me vlere 302 mln dollare me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per financimin e ushtrise shqiptare ka mbërritur në Kuvend. Mazhoranca kerkon qe ta miratoje dokumentit me procedure te pershpejtuar, ndersa opozita kerkon kohe per t’u njohur me dokumentin.

302 milionë dollarë hua nga Shtetet e Bashkuara për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare. Kjo është marrëveshja që ka mbërritur në Kuvend, e që mazhoranca e ka miratuar me 75 vota pro për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar.

Marrëveshja është lidhur në kuadër të programit amerikan Foreign Military Financing, dhe parashikon një hua direkte prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë. Qeveria e kishte miratuar marrëveshjen në parim më 19 qershor, ndërsa pala amerikane përfaqësohet nga Defense Security Cooperation Agency.

Sipas dokumentit, fondi 302 mln dollarë synon t’i japë Shqipërisë mundësi për të realizuar investime të rëndësishme në pajisje dhe kapacitete ushtarake, në kuadër të bashkëpunimit të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara.

Lëvizja vjen në një moment kur Tirana kërkon të përmirësojë me shpejtësi treguesit e saj të mbrojtjes dhe të tregojë se është e gatshme të përmbushë angazhimet ndaj NATO-s. Shqipëria është nën presion për të rritur shpenzimet reale ushtarake, ndërsa janë ngritur pikëpyetje brenda Aleancës për nivelin e ulët të financimit të mbrojtjes dhe për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

Për Shqipërinë, kjo marrëveshje përfaqëson një nga financimet më të mëdha të dedikuara për mbrojtjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026