‘Ringjallja’, artisti sjell ekspozitën e tetë me 60 punime në tablo
Artisti Amarildo Ruçi, sjell ekspozitën “Ringjallja” me piktura dhe instalacion në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozohen 60 vepra të cilat 27-vjeçar formën dhe ngjyrën nuk ua ka dhënë me penel, por me gishtërinj.
Amarildo Ruçi shpjegoi për Euronews Albania se ekspozita nis me një instalacion, të cilin ai e konsideron të zhurmshëm.
“Është pak më i zhurmshëm dhe më pak i ngarkuar emocionalisht, por nuk kisha dëshirë ta “fshihja”, ashtu vjen edhe ky lloj cikli, nga një lloj zhurme emocionale dhe një lloj ngarkese. Qëndron brenda kornizave të surrealizmit simbolik”, u shpreh ai.
Janë gjithsej 60 vepra, të gjitha të bëra pa penel dhe furçë, sepse ngjyrën dhe formën Amarildo i ka punuar me dorë.
“Prek pjesën e dashurisë prek edhe pjesën e urrejtjes, negative, pozitive. Janë disa përplasje të cilat ndodhin që përfundojnë me ringjalljen, ku është luajtur po të shikoni me sfondin bardh dhe të zi, një lloj përplasje ku jepet dualizmi”, tha artisti.
Për 27-vjeçarin, kjo hera e tetë që ai ekspozon veprat e tij, por si pakkush në moshë kaq të re, ai ka arritur që punën e tij ta çojë edhe në galeritë më të rëndësishme në Milano.
“Dy ekspozicione të cilat janë nga më të rëndësishmet, një personale në Milano ne galerinë “Rossetti” një nga galeritë më të vjetra dhe prestigjioze atje, më pas në shtëpinë muze të mjeshtrit Ibrahim Kodra. Kam realizuar një ekspozitë dhe një performancë në Berlin”, tha artisti.
Shqetësimet dhe uljet e ngritjet si artisti i ri, ai duket se i shuan me këtë ekspozitë që do të qëndrojë e hapur deri më 15 korrik.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut