Presidenti Meta i shqetësuar nga situata me plehrat në Durrës, kërkon reagim të institucioneve

5 Korrik 2021 | 21:34

Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje autoriteteve lokale të ndërhyjnë për të përmirësuar situatën e vështirë që po kalon Durrësi për sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Duke e cilësuar “në prag të emergjencës” situatën Meta ka theksuar se duhet me patjetër që për këtë çështje të ketë “ndëshkim nga drejtësia”.

“E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit Adriatik, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik,” – shkroi në Facebook Presidenti Meta.

“Ky krim mjedisor […] meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia,” – ka vijuar më tej Meta.

Prej rreth një viti Durrësi po has probleme me menaxhimin e grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave. Në janar të vitit 2020 qeveria vendosi të mbyllë vendgrumbullimin e Porto Romanos për ta kthyer atë në “Eco-Park”. Paralelisht u vendos që mbeturinat e Durrësit të dërgoheshin në vendgrumbullimin e Sharrës në Tiranë.

Në një postim në Twitter, asokohe Kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë si “fazë tranzitore”, mirëpo në qershor 2020 bashkia Durrës i tha Euronews Albanias se “bashkia nuk ka mundësi financiare për t’i dërguar plehrat në Sharrë, pasi kjo kërkon 2-3 milionë euro fonde në vit”.

Bashkia i kërkoi ndihmë qeverisë për të marrë përsipër kostot, mirëpo nga kjo e fundit nuk është miratuar ende një fond i posaçëm.

Aktualisht situata është bërë më kaotike pasi kompania që menaxhon vendgrumbullimin e Sharrës i ka komunikuar bashkisë Durrës se do t’i lejojë depozitimin e ngarkesave pa pagesë deri në mesin e muajit korrik, ndërkohë sasi të shumta mbeturinash në rrethinat e qytetit është vijuar t’u vihet flaka, një prirje kjo shqetësuese sidomos për qytetarët.

Çështja e mbeturinave u trajtua në emisionin “Raw Politics” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku eksperti i mjedisit Mihallaq Qirjo tha se situata mund të vërë në rrezik shëndetin e banorëve, ndërsa gazetari i Rrjetit Ballkanik të Gazetarëve Hulumtues (BIRN) Besar Likmeta u shpreh se pamjet që po shihen në Durrës “janë të ngjashme me ato të vendeve ku ka normë të lartë krimi të organizuar”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026