Arrestohet një 40-vjeçar që shiste drogë në një dyqan cigaresh

6 Korrik 2021 | 10:24

Një 40-vjeçar është vënë në pranga sepse shiste kokainë në një dyqan cigaresh.

I arrestuari, Kreshnik Halilaj, e shiste kokainën kundrejt shumës 3500 lekë për dozë. Arrestimi i tij u bë në flagrancë në zonën e Alliasit në Tiranë, në dyqanin e cigareve që përdorte për të shitur drogën.

Mësohet se 40-vjeçari ka qenë nën hetim të policisë prej pesë muajsh.

Gjatë kontrollit të dyqanit të cigareve dhe banesës u gjetën dhe u sekuestruan doza me kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë dhe 8730 euro, një automjet, një motor dhe shtatë aparate celular.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026